Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se janë konfirmuar 32 raste të reja me koronavirus në vend.
IKSHPK thekson se nga virusi janë shëruar 20 persona ndërsa 202 raste mbeten aktive. Nga këta, 15 persona janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit dhe po marrin trajtimin e duhur.
/abcnews.al