ITALI- Të paktën 34 emigrantë raportohet se janë mbytur pasi anija e tyre u përmbys në brigjet jugore të Italisë. RAI News raporton se anija mbante më shumë se 100 emigrantë kur u përplas mëngjesin e të dielës, duke cituar autoritetet portuale pranë qytetit bregdetar të Krotone, në Kalabri.
Mes viktimave raportohet të ketë dhe fëmijë të vegjël.
Vigili del Fuoco, nga agjencia institucionale e Italisë për shërbimin e zjarrfikësve dhe shpëtimit, tha se një varkë me emigrantë u rrëzua pranë Steccato di Cutro, në provincën e Crotone, dhe raportoi për rreth 40 të mbijetuar.
Nga ana tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet në det të hapur për gjetjen e personave të tjerë, por aktualisht nuk ka ende detaje zyrtare nga kjo ngjarje tragjike.
Anija, që sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, u përplas me shkëmbinjtë për shkak të dallgëve të forta në det.
Kapiteneria e Portit dhe Guardia di Finanza kanë ndërhyrë në vend për shpëtimin, ku të pranishëm janë edhe policia e shtetit dhe karabinierët së bashku me personelin e 118 dhe Kryqit të Kuq/n.m.abcnews.al