Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arabia Saudite dhe Irani në kontakt diplomatik për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

schedule09:45 - 12 Tetor, 2026

schedule 09:45 - 12 Tetor, 2026

Arabia Saudite dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet diplomatike në përpjekje për të ulur tensionet në Lindjen e Mesme, ndërsa sulmet e rebelëve Huthi ndaj infrastrukturës strategjike saudite vijojnë.

Ministrat e Jashtëm të dy vendeve zhvilluan një bisedë telefonike, e para e bërë publike që prej përshkallëzimit të fundit të konfliktit. Gjatë komunikimit, pala iraniane shprehu gatishmërinë për të kontribuar në lehtësimin e dialogut mes palëve të përfshira.

Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite bisedoi me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, për zhvillimet e fundit në rajon dhe nismat e mundshme për të frenuar përshkallëzimin e situatës.



Nga ana e tij, Araghchi bëri të ditur përmes platformës Telegram se Irani është i gatshëm të ndihmojë në lehtësimin e dialogut, me synimin për të ulur tensionet dhe për të nxitur përpjekjet diplomatike.

Kontakti mes dy vendeve vjen në një moment delikat, teksa rebelët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, vijojnë sulmet ndaj objektivave në Arabinë Saudite, përfshirë aeroportet dhe infrastrukturën energjetike.

Sipas raportimeve, sulmi në Riad ka shkaktuar 13 viktima dhe mbi 300 të plagosur, ndërsa goditjet ndaj objekteve strategjike kanë shtuar shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e bisedës telefonike apo mbi hapat konkretë që mund të ndërmerren në vijim. Megjithatë, komunikimi mes Riadit dhe Teheranit shihet si një zhvillim diplomatik në një periudhë të tensionuar për Lindjen e Mesme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!