Kërkesa e Kinës për zgjidhje të luftës, Milo: Kërkon të shfaqet si fuqi e madhe. Serbia po luan me dy porta

schedule11:58 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:58 - 24 Shkurt, 2023

 

Në studion e “Tirana Live” në ABC News, ka qenë i ftuar ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i cila ka komentuar situatën e luftës në Ukrainë, teksa sot shënohet përvjetori.

Në lidhje me kërkesën e Kinës së fundmi për zgjidhje politike të luftës, Milo shprehet se ajo kërkon të shfaqet si një fuqi e madhe botërore, por varet çfarë do të propozojë.

“Kina është një fuqi e madhe e kohës, por që varet se çfarë propozon. Është e lehtë të thuash ajde të gjemë një zgjidhje, po nuk është kaq e thjeshtë.

Kina kërkon të luajë një rol dhe kërkon të shfaqet si një fuqi e madhe botërore dhe besoj se zërat e tilla duke u shtuar mund të ndikojnë, por në fund varet se cila do të jetë baza e një kompromisi.

Nëse baza do të jenë objektivat territorial të Rusisë , atëhere kjo nuk është bazë për të arritur marrëveshje, ashtu sikurse edhe nga ana e Ukrainës.

Faza e tanishme është faza e përpjekjeve për të ulur palët në tavolinë edhe pse do të duhet kohë.

Nuk është vetëm një çështje e marrëdhënieve mes dy palëve, apo vetëm premtimet e Rusisë në Ukrainë, bëhet fjalë për një çështje të madhe që ka dimension ndërkombëtar, bëhet fjalë për një rikonceptim të marrëdhëninve ndërkombëtare, ripërcaktim të raporteve të fuqive të mëdha. Që të bëhet kjo duhet që bota të ndryshojë.

Rusia kërkon që të këtë siguri më shumë ndaj NATO-s. Ripozicionim strategjik që Rusia kërkon në Evropë, por që prek shtetet fqinje.

Është një ,konflikt strategjik afatgjatë, ku është e vështirë të gjihet zgjidhje,” u shpreh Milo.

Në lidhje me ndikimin që kjo luftë në Ballkanin Perëndimor, Milo tha se ky rajon ka qenë dhe do të mbetet një rajon që gjeneron tensione, përderisa aty kryqëzohen interesa të fuqive të mëdha.

Sipas tij Rusia në mënyrë të veçantë është e interesuar të shtojë prezencën, për shumë arsye, që nga humbja e vëmendjes nga konflikti në Ukrainë, deri te krijimi i zonave të tjera konflikti.

|Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet ende rajon që gjeneron tensione përderisa aty kryqëzohen interesat  e fuqive të mëdha, ku siç dihet kanë vite që janë prezente dhe kërkojnë të shtojnë prezencën e tyre.  Rusia në mënyrë të veçantë është e interesuar që Ballkani Perëndimor të mos gjejë qetësi dhe ekuilibër.

Në këtë rast janë të gjitha shenjat që Rusia po përpiqet që të trazojë ujërat në Ballkan për të tërhequr vëmendjen nga Ukrainë, ose për të krijuar zona të tjera konflikti.

Ballkani  mund të shërbejë si një fushë eksperimentale .Serbia vazhdon të luajë një rol si pararoja e Rusisë në Ballkan.

Ka një dyshim se di do të sillet Serbia, a do të vazhdojë aleancën me Rusinë, apo do të orientohet totalisht  nga Perëndimi.  Serbia deri më tani po përpiqet të bëjë një lojë me dy porta.

SHBA po përpiqet ta “thithë” Serbinë dhe të mos e lejë në prehrin e Rusisë”, përfundoi Milo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!