Mark Esper është kreu i ri i Pentagonit. Menjëherë pas betimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Tramp u shpreh se Esper ishte personi më i kualifikuar që njihte, për të qenë në postin e ministrit të mbrojtjes.
Pak orë pasi u konfirmua nga senati amerikan, Mark Esper, 55 vjeç, u betua në Shtëpinë e Bardhë si kreu i ri i Pentagonit. Presidenti amerikan Donald Tramo u shpreh se nuk ka asnjeri të kualifikuar sa ai për drejtuar departamentin e mbrojtjess. Ai u shpreh i bindur se Esper do të jetë një ministër mbrojtjeje i jashtëzakonshëm dhe për këtë nuk kishte asnjë dyshim.
Sfida kryesore e minsitrit të ri të mbrojtjes do të jetë menaxhimi i tensioneve me Iranin.
I diplomuar në inxhinieri dhe filozofi, me një master në administrimin publik në Harvard, ish veteran i luftës së Gjirit, ish drejtues dhe lobues në fabrikën e armatimeve të Rejteon, sekretar i ushtrisë që nga viti 2017, Esper ka marrë një mbështetje të madhe nga senati. /ABC News Albania 24/7