Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump: Zgjedhjet në Brazil u manipuluan/ Presidenti amerikan vë në dyshim legjitimitetin e procesit

schedule19:36 - 27 Tetor, 2026

schedule 19:36 - 27 Tetor, 2026

Vendndodhja e Flavio Bolsonaros, djalit të ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, është kthyer në mister vetëm dy ditë pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale përballë Lula da Silvës. Autoritetet braziliane i kanë anuluar pasaportat, ndërsa mediat vendase raportojnë se ai mund të jetë larguar drejt Shteteve të Bashkuara.

Një burim policor i tha agjencisë AFP se pasaportat e Bolsonaros janë anuluar, por nuk ekziston asnjë regjistrim zyrtar që të dëshmojë largimin e tij nga Brazili.

Ndërkohë, autoritetet argjentinase kanë përgënjeshtruar raportimet se Bolsonaro kishte hyrë në territorin e tyre. Gazeta braziliane Metrópoles, duke iu referuar burimeve pranë familjes Bolsonaro, shkruan se ai mund të ketë udhëtuar drejt SHBA-së.



Dalja e fundit publike e Flavio Bolsonaros ishte pasditen e së hënës, kur përmes një videoje në rrjetet sociale njoftoi se i ishte ndaluar largimi nga Brazili dhe se ishte urdhëruar të dorëzonte pasaportat.

Gjykata Supreme urdhëroi Bolsonaron t’ia dorëzonte pasaportat policisë brenda 24 orëve, por afati përfundoi dhe senatori 45-vjeçar nuk I dorëzoi, çka ngriti dyshime se ai mund të jetë larguar nga Brazili.

Pas humbjes në balotazhin e së dielës, Bolsonaro nuk e ka njohur rezultatin e zgjedhjeve.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë në dyshim procesin zgjedhor në Brazil, duke deklaruar se votimet kane qene te manipuluara.

I pyetur për rezultatin, Trump tha se zgjedhjet i ishin dukur të tmerrshme. Ai vuri në pikëpyetje edhe vendimin për zgjatjen e orarit të votimit me dy orë, duke e cilësuar atë si të pazakontë.

Luiz Inácio Lula da Silva, është shpallur fitues i balotazhit presidencial, duke siguruar një mandat të ri në krye të vendit. Lula ka marrë rreth 51,8 % të votave, kundrejt 48,2 % të rivalit të tij, senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!