Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë pranë unazës së qytetit në Korçë.
Mësohet drejtuesja e një automjeti tip “Citroen” ka përplasur një këmbësor rreth 16 vjeç.
Si pasojë, ky i fundit është dërguar menjëherë për mjekim, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al