4 persona grabisin 5000 euro në një banesë në Dobraç

schedule10:37 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 10:37 - 14 Dhjetor, 2017

Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë terrorizuar një familje në Dobraç të Shkodrës. Policia njoftoi zyrtarisht për ngjarjen, e cila ka ndodhur gjatë nates. Referuar dëshmive të familjarëve, katër persona  të maskuar dhe me armë hyne në banesën e shtetasit A. S dhe kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro. Ata jane larguar me një mjet tip Alfa Romeo. Policia e Shkodres, njofton se per kete ngjarje, janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al