Konflikti për pronat në Dibër, ndalohet 48-vjeçari

schedule17:15 - 21 Korrik, 2019

schedule 17:15 - 21 Korrik, 2019

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri babë e bir. Në pranga ka rënë A(B) Sh nga fshati Hotesh i Luznisë në Dibër.

Në vitin 2018 ai ka kërcënuar me armë kushërinjtë e tij B.Sh, dhe A.Sh për motive pronësie.

Në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër  ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg” pasi akuzohet për ”armë mbajtje pa leje.

Policia njofton se materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!