David Beckham dhe gruaja e tij, Victoria, zgjodhën të festonin publikisht dashurinë e tyre. Ish-futbollisti 47-vjeçar, me rastin e festës së të dashuruarve, ka treguar dashurinë për Victorian, përmes një postimi romantik në Instagram.
Në foton e publikuar nga Beckham, çifti shihet i lumtur në moshë të re dhe ai ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentinin për Shën Valentinin tim. Ne Të duam ty”.
View this post on Instagram
Nga ana e saj, stilistja 48-vjeçare dhe ish-këngëtarja e Spice Girls ka postuar dy foto në llogarinë personale në Instagram, duke përqafuar bashkëshortin e saj të dashur dhe ka shkruar: “26 vite më vonë, ai është ende Shën Valentini im. Te dua shume”.
View this post on Instagram
Çifti magjepsës i showbiz-it u njohën në vitin 1997 në një ndeshje futbolli dhe që atëherë janë të pandarë dhe shumë të dashuruar. Ata u martuan në vitin 1999 në Kështjellën Luttrellstown jashtë Dublinit dhe kanë së bashku 4 fëmijë, tre djem dhe një vajzë.
Pas gati 26 vitesh lidhje, Beckhams duket se janë ende shumë të dashuruar dhe nuk ndalojnë së kaluari momente të këndshme as në çift, as bashkë me fëmijët e tyre./abcnews.al