Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike ku shfaqet trafiku më i rënduar.
Shefi i kësaj njësie Valentin Floriri shprehet se ndonëse në nivel qarku numri i aksidenteve ka rënë me rreth 40 perqind, përsëri efektivat e policisë rrugore po punojnë me orare të zgjatura në rrugët që te çojnë drejt destinacioneve turistike. Një nga këto akse që ka më shumë trafik të rënduar dhe probleme është segmenti Maminas-Gjiri i Lalzit. Për të shmangur problemet që krijohen rëndom gjatë sezonit, ai ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Trafiku shfaqet sidomos gjatë fundjavës edhe në kryqëzimin e rrugëve në Plepa si dhe në rrugën Ura e Dajlanit-Plepa. /ABC News Albania 24/7