Me vetëm 8 pikë në 5 përballjet e fundit, pozitat e teknikut Graham Potter te Chelsea, duket se janë të lëkundshme, mirëpo klubi londinez e ka mohuar diçka të tilla dhe ka rikonfirmuar besimin te tekniku 47-vjeçar.
Sipas asaj çka raportojnë mediat angleze, bordi është i vetëdijshëm se rezultatet për momentin janë të pakënaqshme, megjithatë ka vendosur të mos heq dorë nga tekniku, me pretekstin dhe projekti i “bluve” është afatgjatë dhe përë këtë arsye kanë vendosur t’i japin një “shans” të dytë 47-vjeçarit.
Ndërkaq, kujtojmë se tekniku Graham Potter erdhi te Chelsea, pas shkarkimit të Tomas Tuchel në fillimin të këtij sezoni, nga rivalët e Brighton. /i.m /abcnews.al