Edhe për këtë sezon turistik përgjatë gjithë mbrëmjeve do t’ju shoqërojë Edicioni Veror. Për të tetin vit radhazi, ABC News do të jetë guida juaj se si mund t’i kaloni në jug të vendit tonë.
Ekipi i gazetarëve është vendosur në Dymades Inn Resort. Ndryshe nga herët e tjera, Edicioni Veror këtë vit do të drejtohet nga Sibora Bitri. Por do të jetë edhe një grup gazetarësh i përbërë nga Genta Hodo, Maks Rama dhe Kristi Biboli, të cilët do të shoqërojnë Siborën përgjatë këtij rrugëtimi.
“Mund të them që je drejtpërsëdrejti jo nga Dymades Inn po nga parajsa e jugut. Është verë, ka nisur Edicioni Veror për këtë sezon. Unë nuk jam vetëm, jam sëbashku me tre kolegët e mi gazetarë. Është Maksi, është Genta, është edhe Kristi që do më shoqërojnë në të gjithë Edicionin Veror. Të gjithë ata që na ndjekin do të mësojnë se çfarë ka këtu. Pse duhet të vijnë. Ata që janë në punë pse duhet të vijnë për një fundjavë? Do sjellim se ku mund të argëtohen fëmijët. Përveç detit ju sjellim malin, ju sjellim fshatin, shumë gjire ku mund të bëhet plazh”, tha Sibora në çelje të këtij sezoni të tetë, ku paralajmëroi se pjesë e Edicionin Veror për këtë vit do të jenë edhe personazhet e njohur shqiptarë./abcnews.al