Tërmeti në Turqi e Siri, një nga më vdekjeprurësit në 2 dekada

schedule07:24 - 10 Shkurt, 2023

schedule 07:24 - 10 Shkurt, 2023

Me numrin e të vdekurve në Turqi dhe Siri që i kalon 21,000, tërmeti tani ka shënuar një moment historik të zymtë, ai është në top 10 të tërmeteve më vdekjeprurëse gjatë 20 viteve të fundit.

Një sërë faktorësh kanë kontribuar në bërjen e këtij tërmeti kaq vdekjeprurës . Një prej tyre është koha e ditës që ka ndodhur. Me goditjen e tërmetit herët në mëngjes, shumë njerëz ishin në gjumë kur ndodhi dhe tani janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre.

Po ashtu edhe moti i acartë që përfshiu rajonin, ngadalësoi ndjeshëm punën e ekipeve dhe e bëri më të vështirë mbijetesën për përsonat nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë 7.8 në fillim të kësaj jave goditi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!