Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Leja për protestën/ Nuk vendoset ora e mbarimit, Policia i kthen kërkesën PD

schedule15:39 - 9 Shkurt, 2023

schedule 15:39 - 9 Shkurt, 2023

Përmes një shkrese dërguar Policisë së Tiranës, selia blu vuri në djeni forcat e rendit për protestën që pritet të mbahet të shtunën e 11 shkurtit në kryeqytet. Ajo që bie në sy, në shkresën e firmosur nga sekretari organizativ, i grupit Berisha, Ervin Minarolli, specifikohet vetëm ora e nisjes dhe jo përfundimi i tubimit.

Opozita njofton në këtë letër që ABC News disponon dhe që mban datën 3 shkurt, se protesta do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke filluar nga ora 12:00.

Sipas shkresës, protestuesit do të grumbullohen në selinë e PD, në sheshin Nënë Tereza dhe në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të lëvizin drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u ndaluar përpara kryeministrisë, ku do të vendoset edhe foltorja.

Por, siç e parashikon edhe ligji, në kërkesën për tubim, duhet të ketë jo vetëm orar nisje, por edhe orën e përfundimit të saj, Policia e Tiranës i ka kërkuar organizatorëve plotësimin e kërkesës.

Burime të sigurta nga policia i thanë ABC News, se shkresa i është kthyer pas selisë blu për t’u vënë në dispozicion edhe orën e përfundimit të tubimit.

Nga ana tjetër, edhe pse policia e Tiranës nuk kanë një njoftim të dytë nga selia blu për përcaktimin e orarit, kanë hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës.

Mësohet se në gadishmëri do të jenë rreth 700 efektivë të angazhuar, si forcat e rendit, FNSH e RENEA. Ndalim të qarkullimit do të ketë ehde në ato rrugë që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!