Një furgon mallrash ka dalë nga rruga në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur. Sipas dëshmitarëve okular, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij dhe më pas u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja që udhëtonte në furgon, e cila nuk është identifikuar ende, pasi nuk kishte letërnjoftim. Ndërkohë policia njoftoi se gjendje të rëndë shëndetësore është drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar me inicialet A.K.
Grupi hetimit dyshon se shkak për këtë aksident të fatal, mund të ketë qenë shpejtësia tej normave e lëvizjes së automjetit tip furgon mallrash. /ABC News Albania 24/7