Një zonë që po frekuentohet shumë gjatë sezonit të verës është plazhi i Zvërnecit dhe më besnikët janë pushuesit familjarë. Ata preferojnë detin jo shumë të thellë për fëmijët dhe rërën e pastër.
I vetmi në bregdetin e Vlorës, me rërë të pastë dhe det jo shumë të thellë është plazhi i Zvërnecit. Ideali për pushime familjare dhe jo vetëm. Infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm.
Këtu gjen pushues nga Vlora, dhe nga rrethet. Familje që prej 15 vitesh frekuentojnë plazhin e Zvërnecit. Kjo vijë bregdetare preferohet shumë edhe nga turistët italianë.
Një çadër, kushton rreth 300 lekë të reja më lirë se ne çdo vend tjetër. Edhe çmimet për konsumin e përditshëm janë mjaft të arsyeshme. Të gjitha këto i kanë rikthyer pushuesit çdo verë në plazhin e Zvërnecit.
ELTON NIKA
GAZETAR ABC NEWS