Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhi e fortë në Greqi, humbin jetën 6 turistë

schedule09:15 - 11 Korrik, 2019

schedule 09:15 - 11 Korrik, 2019

Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë në Kalkidhiki të Greqisë.

Një çift nga Çekia humbi jetën teksa makina me të cilën udhëtonin u përmbys, ndërsa një grua rumune dhe fëmija i saj u vranë nga rrëzimi i një çatie restoranti.

Ndërkaq, një burrë rus dhe djali i tij u vranë nga një pemë që u rrezua pranë hotelit ku po qëndronin.



Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa në terren zbriten më shumë se 100 punonjës shpëtimi.

Kreu i emergjencave Civile e përshkroi stuhinë një “fenomen të pashembullt”, pas temperaturave të larta që kishin përfshirë vendin dy ditët e fundit.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pamje apokaliptike. Pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara. Dsa dëshmitarë të cituar nga mediat vendase, treguan se gjithçka kishte ndodhur në vetëm 20 minuta.

Të paktën 120 vetë janë dërguar në spitalin e zones dhe në SPitalin e Selanikut për trajtim më të specializuar.

Për shkak të dëmeve të rënda që shkaktoi stuhia, në Kalkidhiki është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ndodhet atje për të inspektuar situatën.

Ndërkohë fenomene të tejskajshme të motit janë regjistruar edhe në Korfuz, si dhe në Rodopi, në kufi me Turqinë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!