Dobësitë në konsum frenojnë rritjen e çmimeve në dhjetor, inflacioni 7.4%

schedule14:56 - 9 Janar, 2023

schedule 14:56 - 9 Janar, 2023

Konsumi i festave të fundvitit shoqërohet me rritje jo të zakontë të çmimeve në muajin dhjetor. Por dhjetorin e kaluar ndryshimi vjetor i çmimeve shënoi 7.4% duke shënuar një zbutje të ritmeve të rritjes për tretin muaj radhazi nga 8.3% në tetor dhe 7.9 për qind në nëntor, raportoi INSTAT.

Ritmet më të ulëta të rritjes lidhen me rënien e konsumin dhe uljen e çmimeve të lendeve të para, sidomos naftës.

Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2022 është 6,7% nga 2,0% që ishte në vitin 2021.

Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,2%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,5%, “Transporti” me 6,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,5%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,2%, “Veshje dhe këpucë” me 3,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,8%, “Shërbimi arsimor” me 2,3%, “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,3% secili dhe “Shëndeti” me 1,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 25,4%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,8%, “peshk” me 15,7%, “bukë dhe drithëra” me 15,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 15,0%, “mish” me 13,2%, “zarzavate përfshirë patatet” me 11,8%, etj.

Krahasuar me muajin Nëntor 2022, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1,5%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,5%, “Shërbimi arsimor” me 0,4%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,3% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,8%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,98 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,54 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Transporti” me +0,36 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,28 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,24 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,19 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,03 pikë përqindje./Monitor

Burimi: Instat