Ekonomia shqiptare ka regjistruar ritme optimiste të rritjes në tre muajt e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Instat në periudhën janar –maj rritja ekonomike rezultoi 3.71%. Sipas të dhënave vërehet se ecuria ekonomike gjatë tre muajve të parë të këtij viti u mbështet kryesisht nga sektori publik,pasuritë e paluajshtme dhe shërbimet.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, aktiviteti që përfshin administratën publike, arsimin dhe shëndetësinë ka dhënë kontributin më të lartë në rritjen e PBB-së në tremujorin e parë.
Sipas INSTAT ky nëngrup është “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” e cila shënoi rritje prej 13,93 % e ndikuar kryesiht nga rritja e pagave , i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me 8,99 %. Ndikim pozitiv në ecurinë ekonomike kanë regjistruar edhe Grupi i Aktiviteteve profesionale si dhe “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 1,61 %.
Në muajt e parë të këtij viti rezulton se grupi i aktiviteteve: “Industri, Energji dhe Ujë” shënoi rënie prej 2,17 %, po ashtu edhe sektori bujqësor vijon të mos japë kontribut të shtuar në rritjen ekonomike ndjekur nga Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi.
Po ashtu edhe konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,94 % çka tregon se rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme nuk ka dhënë efekte dirkete në uljen e konsumit./abcnews.al



