Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në aksin rrugor Fier – Seman.
Policia njofton se viktima është me iniciale A.D., banues në Fier. Nga ekzaminimi paraprak, në trupin e të ndjerit nuk u konstatuan shenja dhune.
I moshuari kishte probleme të vazhdueshme me tensionin, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al