Basha fton qytetarët t’i bashkohen protestës

schedule12:09 - 6 Korrik, 2019

schedule 12:09 - 6 Korrik, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka ftuar sërish qytetarët t’i bashkohen në protestën kombëtare që do të mbajë opozita joparlamentare, të hënën në Tiranë.

Basha thotë se ky do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve kundër të keqes. Protesta, sipas shefit të selisë blu, do të jetë kundër diktaturës së krimit dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit.

“Asnjë hap pas”, shprehet Basha që e mbyll postimin e tij me “Rama ik” dhe e shoqëron me një video ku analizon zgjedhjet e 30 Qershorit.

“84% e qytetarëve,- shënohet në video,- refuzuan dhunimin e Kushtetutës, zgjedhjet moniste dhe krimin politik”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!