Messi në prag rinovimi me PSG, Laporta: Nuk dua të krijoj pritshmëri që janë të vështira për momentin

schedule16:39 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 16:39 - 22 Dhjetor, 2022

Pasi hyri në vitin e dytë dhe të fundit të kontratës me Paris Saint-Germain, të gjithë menduan se Lionel Messi mund të bënte një rikthim të bujshëm te Barcelona, në verën e vitit 2023. Mirëpo, gjërat nuk kanë ndodhur kështu dhe tashmë Kampioni i Botës në fuqi, po mendon për një rinovim me “parizienët”.

Nga ana tjetër, Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte ende shpresë se “pleshti” mund të rikthehej, por për televizionin zyrtar të klubit, Laporta tha se tashmë ai është një lojtar i PSG dhe se nuk mund të krijohen prishtmëri, për gjëra që kanë pak mundësi të ndodhin.

“Ai është një lojtar i PSG-së, ai fitoi Kupën e Botës dhe është diçka që i bëri të festojnë tifozët katalanas, sepse ishte një titull që e meritonte, por nuk dua të krijoj pritshmëri të cilat janë shumë të vështira për momentin”,- u shpreh Presidenti i “blaugranave”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!