Real Madrid kërkon të “pushtojë” Evropën, Enzo Fernandez nën “radarin” e spanjollëve

schedule16:55 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 16:55 - 21 Dhjetor, 2022

Real Madrid duket se e ka vendosur të “zaptojë” për një kohë të gjatë, futbollin evropian dhe me lojtarët që ka në “listën” e transferimeve, ky synim mund të arrihet fare kollaj.

Ndër emrat më të rinj në “listë” është talenti i Argjentinës, Enzo Fernandez.  Mesfushori i Benfica-s performoi shkëlqyeshëm në Kupën e Botës 2022 në Katar dhe tërhoqi vëmendjen e klubeve kryesore evropiane, përfshirë “galaktikët”.

Në Madrid, Fernandez konsiderohet një lojtar i madh dhe trajneri Carlo Ancelotti e pëlqen shumë, megjithatë, klubi nuk është gati të paguajë 120 milionë eurot e kërkuara nga Benfica, pasi besojnë se shuma është “shumë e fryrë”.

Real Madridi nuk ka ndërmend të paguajë më shumë se 100 milionë për lojtarin, edhe pse e pranojnë se Fernandez është një lojtar i nivelit të lartë.

Më herët në media u raportua se PSG, Barcelona, ​​Atlético Madrid, Manchester City, Manchester United, Tottenham, Chelsea, Arsenal dhe Inter janë të interesuar për 21-vjeçarin e kombëtares argjentinase, teksa të gjitha këto klube kanë qenë në kontakt me agjentin e Fernandez.

Ndërkaq, kujtojmë se në Kupën e fundit të Botës 2022, Fernandez u shpall, lojtari më i mirë i ri i kompeticionit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!