Vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë, arrestohet pas disa muajsh arrati autori

schedule10:58 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 10:58 - 16 Dhjetor, 2022

Besnik Pjetri, i cili vrau ish-vjehrrin dhe kunatin në Lezhë më 29 gusht është arrestuar.

Pjetër Perajku dhe Gentian Perjaku, babë e bir u vranë nga ish-dhëndri i tyre, Besnik Pjetri, i cili shkoi mbrëmjen e 29 gushtit në banesën e viktimave dhe i qëlloi me armë zjarri, duke i lënë të vdekur.

Krimi i rëndë ndodhi në Grykë Zezë të Lezhës dhe dyshohet se motiv i vrasjeve u bë konflikti që autori kishte pasur me familjarët e ish-bashkëshortes së tij, me të cilën kishin 6 vite të divorcuar.

Lexo edhe: FOTO/ Kush është ish-dhëndri që vrau babë e bir në Lezhë, prej 6 vitesh i divorcuar nga bashkëshortja

Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.

Autori dhe ish bashkëshortja kishin jetuar ne Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishin kthyer ne Shqipëri.

Ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku kishte bërë 2 vite burg./Abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!