Rekord vdekjesh nga mbidoza e ilaçeve në SHBA

schedule09:06 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 09:06 - 16 Dhjetor, 2022

Numri i vdekjeve nga mbidoza e ilaçeve në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve midis moshës 10 dhe 18 vjeç është dyfishuar në SHBA midis 2019 dhe 2021, sipas një studimi të publikuar të enjten nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Mesatarisht, numri i vdekjeve të adoleshentëve nga mbidoza e ilaçeve u rrit me 109% nga 2019 në 2021, sipas këtij studimi nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Numri i përdorimit të fentanilit të prodhuar ilegalisht u rrit me 182%.

Fentanil, një opioid sintetik është shumë i lehtë për t’u prodhuar, me kosto të ulët, në një laborator. Sipas studimit nga CDC, agjencia kryesore e shëndetit publik në Amerikë, të paktën një e katërta e vdekjeve të adoleshentëve nga mbidoza ishin për shkak të pilulave pa recetë, si Oxycodone  ose Alprazolam (anksiolitik, i njohur gjithashtu me emrin Xanax).

Në total, 1,808 viktima u regjistruan midis korrikut 2019 dhe dhjetorit 2021 në 31 shtete të SHBA-së. Shkalla mesatare mujore e vdekjeve ishte 32.5 në periudhën korrik-dhjetor 2019.

Ajo arriti në 68 në periudhën korresponduese të 2021.

Me fjalë të tjera, u rrit me 109%.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!