Neuer lë bavarezët “thatë”, Bayern kërkon rikthimin e Nubel

schedule19:42 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 19:42 - 14 Dhjetor, 2022

Dëmtimi i Manuel Neuer ka shkaktuar shumë probleme te Bayern Munich, me “bavarezët”, të cilët po mendojnë të rikthejnë portierin Alexander Nubel, në Bavari.

Momentalisht Nubel është në huazim te Monaco dhe nuk ka asnjë klauzolë, që lejon bavarezët të thërrasin më herët, kështu që Bayern-it do i duhet një negocim me klubin e Monaco, për të zhbllokuar marrëveshjen.

I mbërritur në verën e vitit 2020 si një transferim i lirë, Nubel ishte identifikuar nga Bayern si pasardhësi i Neuer, i cili megjithatë mbajti vendin e tij, por tani i dëmtuar për një kohë të gjatë, duket se bavarezët do ta kenë tepër të vështirë gjetjen e një portieri cilësor. /i.m /abcnews.al