Zgjedhjet, Rama falenderon Policinë e Shtetit

schedule12:52 - 2 Korrik, 2019

schedule 12:52 - 2 Korrik, 2019

Gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, kryeministri Rama falënderoi uniformat blu për punën dhe sakrficën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Faleminderit. Faleminderit në emrin tim, qeverisë shqiptare dhe çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi që sot ndihet i çliruar nga hija kërcënuese e ankthit për fatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, e cila u vërtit për muaj të tërë nëpër Shqipëri dhe hyri në shtëpitë dhe mendjet e zemra të qytetarëve të këtij vendi falë vënies në zbatim të një plani politik antikombëtar kundër zgjedhjeve, kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë mu në prag të vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Faleminderit për punën mundin dhe sakrificën e forcave të Policisë së Shtetit të cilat mbajtën me përkushtim , dinjitet, profesionalizëm një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike në tërë këto muaj të mbrapshtë”, tha Rama.

Kryeministri rrëfeu edhe shqetësimet që kishte para zhvillimit të zgjedhjeve, si dhe ndau disa bilance të Policisë së Shtetit në gjysmën e parë të ktij viti.

“Dua t’ju rrëfej sot juve dhe publikut se një ndër shqetësimet e mia më atë mëdha të gjithë periudhës së trazuar nga politika e rrugës ka qenë impakti i saj nxitës mbi kriminaliteti, motivues mbi paligjshmërinë, stimulues për moskokëçarjen në raport me detyrimet e çdo qytetari ndaj shtetit dhe shoqërisë. Por më vjen mirë që me gjithë mbingarkesën e rëndë të imponuar nga domosdoshmëria për të garantuar protestat dhe për të mbrojtur institucionet e shtetit prej sulmeve vandale e të rrezikshme deri për jetën e efektivëve të saj si dhe po ashtu për të garantuar zhvillimin deri në fund të një fushate zgjedhore të ndërlikuar për shkak të grupeve të organizuara kudo për pengimin e fushatës, Policia e Shtetit ka arritur të bëjë mirë edhe detyrat e saj të përditshme.

Në gjysmën e saj e mbrapshtë të vitit shifrat e kriminalitetit janë mbajtur nën kontroll. Dy vrasje me dashje më shumë krahashuar me gjysmën e parë të vitit të shkuar, ndër të cilat tre më shumë se sa vjet janë vrasje në familje dhe një vrasje kriminale më pak se vjet. Vjedhjet me armë kanë rënë nga 8  në pesë. NDërkohë ndryshe nga vjet që numri i viktimave të vjedhjeve me pasojë vdekjen është 3 sot këtë vit është zero”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!