Procesi i votimit për 30 qershorin ka nisur në orën 07 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19.00.
97 kandidatë janë në garë për 61 bashki, ndërsa në listat e zgjedhësve figurojnë 3.4 milionë votues. 5 417 është numri i qendrave të votimit në mbarë vendin. Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 36 parti. Ato janë të ndara në dy koalicione: Aleanca për Shqipërinë Evropiane drejtuar nga PS dhe që përmban dhe 19 parti të tjera, Koalicioni Shpresa për Ndryshim me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi, ndërsa 9 parti garojnë jashtë koalicioneve.
Partia opozitare që garon për herë të parë është Bindja Demokratike e Astrit Patozit që garon me kandidatë në 22 bashki të vendit. Partitë e koalicionit opozitar nuk marrin pjesë në këto zgjedhje, pasi i konsiderojnë farsë. Të parët që kanë votuar mëngjesin e kësaj të diele kanë qenë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste. /ABC News Albania 24/7