Kupa e Botës për Angel Di Maria definitivisht nuk po shkon siç ishte planifikuar.
Siç sqaron Mundo Deportivo, anësori po punon shumë që të mund të luajë në çerekfinalen e Botërorit kundër Holandës, por mbetet e pasigurt për këtë përballje.
Një tjetër goditje për Lionel Scalonin. Papu Gomez, viktimë e një ndrydhjeje në këmbë, mund të humbasë edhe ndeshjen kundër Holandës. /G.D abcnews.al/