Ditën e djeshme u zhvillua ndeshja mes Uruguajit dhe Ganës, përballje e cila përfundoi në rezultatin 2-0, në favor të “celeste”-s. Një tjetër gol do t’i mjaftonte Uruguajit për të kaluar në fazën e 1/16-ve, por Luis Suarez me shokë, nuk arritën dot të “thyenin” mbrojtjen ganeze për herë të tretë.
Në përfundimin e ndeshje, ish-bomberi i Liverpool, Barcelonës dhe Atletico Madrid u shfaq i përlotur e i dëshpëruar, pas eleminimit, por reagimi i tij nuk do të vinte deri në momentin e një postimi në rrjetet e tij sociale.
Suarez tha se, ai së bashku me gjithë ekipin kanë bërë çmos për të kaluar në fazën tjetër, duke dhënë gjithçka për vendin e tyre.
“Të thuash lamtumirë në një Kupë Bote zakonisht dhemb shumë, por jemi të qetë sepse kemi dhënë gjithçka për vendin tonë. Krenar që jemi uruguajanë, edhe nëse nuk na respektojnë. Faleminderit të gjithë uruguaianëve që na kanë mbështetur nga e gjithë bota”,- është shprehur Suarez, në mesazhin e tij. /i.m /abcnews.al