Testi i parë u kalua me sukses. Anglia e nisi “Botërorin 2026” si një favorite e vërtetë pasi mundi 4-2 një rivale të fortë si Kroacia.
“Tre Luanët” kërkojnë konfirmimin dhe kualifikimin e parakohshëm në raundin tjetër të Kupës së Botës, pasi luajnë sfidën e dytë në Grupin L kundër Ganës.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel nuk duhet të ketë probleme kundër formacionit afrikan, ndërsa ka në krahun e saj të gjitha parashikimet.
Dyshimi i vetëm për anglezët në këtë sfidë është Bukajo Saka, që vazhdon të vuajë problemet fizike. Por, kapiteni i Arsenal edhe në ndeshjen e parë luajti si zëvendësues.
Pjesa tjetër e futbollistëve është në dispozicion të Tuchel, që pritet të mos kursejë yjet e tij për të vulosur shpejt biletën për në fazën tjetër të Botërorit.
Të gjithë sytë janë të Harry Kane.
Kapiteni anglez e nisi Kupën e Botës me dy gola, ndërsa ka edhe një sfidë në distancë me “bomberat” e tjerë të turneut.
Pas Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, Harry Kane do të kërkojë të shënojë sërish për të qëndruar në garën për “Këpucën e Artë” të “Botërorit 2026”.



