Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në kryeqytetin e Ganës, Accra, duke marrë jetën e të paktën tre personave dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit. Autoritetet lokale dhe mediat bëjnë të ditur se ekipet e shpëtimit janë detyruar të përdorin varka për të evakuuar banorët e bllokuar nga ujërat.
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tregun e njohur të Medinës të mbuluar plotësisht nga uji, ndërsa kafshë të ndryshme përpiqen të notojnë për t’i shpëtuar përmbytjeve.
Në lagjen Che Ando, në pjesën lindore të Accras, ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët evakuuan 15 fëmijë dhe një foshnjë pasi reshjet intensive nisën rreth orës 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë, një 60-vjeçar u gjet i pajetë në lagjen Alajo, ku përmbytjet shkatërruan automjete dhe banesa.
🚨 This is Madina New Market in Accra, Ghana today.
As always, the animals too are left suffering during catastrophic flooding.
This is not just about blocked drains. Events like this are becoming more extreme as the climate changes.pic.twitter.com/8EV9idTXCr
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) June 29, 2026



