Serbët në Kosovë festojnë në Gazimestan

schedule20:41 - 28 Qershor, 2019

schedule 20:41 - 28 Qershor, 2019

Është shënuar 630 vjetori i Betejës së Kosovës në Gazimestan. Shumë serbë nga Kosova e Serbia kishin ardhur për të festuar këtë festë.

Shumë serbë nga Kosova dhe Serbia me vetura private dhe autobusë ia mësyn Gazimestanit për të festuar festën e Vidovdanit. Shumica të prej tyre mbanin flamuj të Serbisë dhe mesazhe si Kosova është Serbi.

Pasi u përkujtuan siç u tha vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se “Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe”.

Manifestimin e udhëhoqi kreu i Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije. Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se “Kosova është e pandarë dhe nuk dorëzohet”.

Për Kishën Ortodokse serbe kjo është festë me konotacion fetar dhe shpalosin flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve. Ndërsa përkujtohen të rënët në Betejën e Kosovës në krye me Car Llazarin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!