Tekniku i kombëtares kanadeze, John Herdman foli në prag të ndeshjes kundër Marokut, ku konfirmoi dëshirën e tij, për të qëndruar në krye të pankinës së Kanadasë, të paktën deri në Botërorin e vitit 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, Amerikë dhe Kanada.
“Njëmbëdhjetë vjet punë në këtë vend dhe për një periudhë të gjatë kohore jam konsideruar si pionier. Nuk do të gjeni askënd aq të apasionuar pas këtij projekti sportiv apo këtyre lojtarëve apo të njëjtit staf si unë.”,- tha në fjalën e tij John Herdman. /i.m /abcnews.al