Ministri estonez: Kërcënimi nga Rusia nuk është zvogëluar

schedule21:26 - 27 Nëntor, 2022

schedule 21:26 - 27 Nëntor, 2022

Ministri i Mbrojtjes e Estonisë, Hanno Pevkur, nuk beson se Rusia është dobësuar në mënyrë kritike edhe pas nëntë muajsh luftë në Ukrainë.

“Duhet të jemi të sinqertë dhe të qartë: Marina dhe forcat ajrore ruse janë pak a shumë aq të mëdha sa ishin para luftës”, tha Pevkur për agjencinë e lajmeve dpa gjatë një vizite në Berlin.

Edhe pse forcat tokësore ruse kishin humbur një forcë të konsiderueshme, ato herët se sa vonë do të kishin përmasat që kishin para 24 shkurtit kur nisën ofensivën e tyre, ose edhe më të mëdha, tha ai. Rusia gjithashtu do të mësojë nga përvoja ushtarake në Ukrainë, argumentoi ai.

“Ne nuk kemi arsye të besojmë se kërcënimi nga Rusia është zvogëluar disi ose se kërcënimi ndaj NATO-s është zvogëluar”, tha ministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!