Sipas burimit, Lionel Messi nuk ka gjasa të vendosë të largohet nga Evropa pas përfundimit të sezonit aktual.
Së fundmi u zbulua se Inter Miami po kërkon të bëjë një nënshkrim të profilit të lartë me argjentinasin verën e ardhshme, por ende nuk ka bisedime zyrtare.
Gazetari Toni Juanmarti, përfaqësues i botimit autoritar Relevo, nga ana e tij deklaron se Messi është i fokusuar në Botëror dhe nuk do të ngutet në një vendim për të ardhmen e tij, por me shumë mundësi do të vazhdojë kontratën me PSG-në. Një lëvizje në një klub MLS sot duket e pamundur. /G.D abcnews.al/