Dashuria për artin ndonjëherë e tejkalon çdo kufi. Ky është rasti i Arjon Krasniqit, 22-vjeçari nga Malisheva që ka sfiduar çdo vështirësi me të cilën e ka përballur jeta.
Arjoni ka lindur pa duar, por kjo nuk e ka ndaluar që të zhvillojë pasionin e tij për pikturën.
Ai ka filluar që në moshë të vogël të shfaqë talentin e tij dhe pikturat i dërgon jashtë shtetit për t’i shitur.
Përpos artit, ai po diplomohet edhe në fakultetin e ekonomisë.
Mbështetja më e madhe për Arjonin ka qenë i ati, i cili pavarësisht vështirësive, shprehet se është krenar për të birin.
/abcnews.al