Policia e Durrësit ka arrestuar Bashkim Haxhinë, personin e tretë që ndodhej në makinë me kunatin e Lul Berishës dhe Julian Meçen, të cilët u plagosen në një atentat disa ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje edhe është personi që ndoqi me vrap dy atentatorët. Gazetari i ABC News Andi Qosja ka siguruar videon e atentatit.
Një person i tretë në makinën e shënjestrave të atentatit tek mbikalimi i Shkozetit u vendos në pranga. Ai është Bashkim Haxhia, shok i kunatit të Lul Berishës dhe Julian Meçes dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Haxhia sipas policisë ndodhej në sediljes së pasme të Land Roverit që u sulmua me kallashnikovë nga dy atentatorë që zunë pritë me BMW.
Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj u plagosën dhe pse makina e tyre ishte pjesërisht e blinduar. Kurse Haxhia për shkak të pozicionit shpëtoi dhe ishte ai që ndoqi me vrap dy personat. Qitja është kryer nga një distancë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra.
Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje, rrëmbime personi dhe grabitje.
Drejtësia shqiptare e ka akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e pesë personave brenda 24-orëve në Qershor 1997 në Durrës.
Gjykata e Apelit te Elbasanit e dënoi me 20 vjet së bashku me Astrit Gjepalin, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin
Por ndërsa Haxhia është kapur me armë mbajtje pa leje, dy atentatorët tek mbikalimi i Shkozetit nuk janë kapur akoma. Dyshohet se shkaku është hasmëria midis klaneve kriminale./ABC News Albania 24/7