NATO përjashton vendosjen e ndalim-fluturimit: Nuk jemi pjesë e konfliktit

schedule13:32 - 16 Nëntor, 2022

schedule 13:32 - 16 Nëntor, 2022

“NATO nuk është palë në konfliktin në Ukrainë, por aleanca po ofron mbështetje për mbrojtjen e Ukrainës dhe ne do të ofrojmë më shumë ndihmë. Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër luftës ilegale të Rusisë.

Sistemet tona të mbrojtjes kundërajrore do të akvizohen nëse sulmohet një vend, por ne nuk kemi asnjë provë që ka pasur një sulm të qëllimshëm në Poloni.”

Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të një pyetjeje mbi mundësinë e vendosjes së një zone të ndalim- fluturimit në Ukrainë.

Gjithashtu edhe Gjermania është shprehur kundër krijimit një zonë të ndalim-fluturimit, duke argumentuar se kjo do të përbënte një kërcënim të konfrontimit të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Siç raporton Guardian, zëdhënësi i qeverisë në Berlin tha: “së bashku me të gjithë aleatët tanë jemi dakord që duam të shmangim një përshkallëzim të mëtejshëm të kësaj lufte në Ukrainë”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!