Dramë me tërheqjen e rusëve nga Khersoni, disa maskohen si civilë, të tjerët u mbytën në lumë

schedule15:24 - 11 Nëntor, 2022

schedule 15:24 - 11 Nëntor, 2022

Rusia njoftoi përfundimin e tërheqjes së trupave të saj nga qyteti strategjik Kherson në Ukrainën jugore ditën e sotme, me një zyrtar lokal që tha se ukrainasit kishin ngritur flamurin, por se shumë ushtarë rusë nuk kishin arritur të shpëtonin.

Serhi Khlan, një anëtar i Këshillit Rajonal të Khersonit, tha se shumë ushtarë rusë  kishin ndryshuar uniformat e tyre ushtarake me rrobat e civilëve dhe po përpiqeshin të fshiheshin, ndërsa disa të tjerë u mbyrtën në lumë.

Qyteti është pothuajse tërësisht nën kontrollin e forcave ukrainase, tha ai. Ai këshilloi banorët të qëndrojnë brenda, ndërkohë që po kryhen kërkimet për të gjetur ushtarët rusë që mund të kenë mbetur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!