Gjatë tërheqjes, trupat ruse kanë hedhur në erë urën Antonivka në Kherson. Lajmi u bë i ditur nga gazetari rus Sasha Kots, pasi postoi një video të urës së shkatërruar.
Retreating Russian army has destroyed the #Antonovsky bridge in two separate places to try to slow down the Ukrainian advance toward #Crimea. This bridge connected #Kherson area to the south across the Dnipro river. Video from Russian propagandist. pic.twitter.com/5B1TR0htqe
— Igor Sushko (@igorsushko) November 11, 2022
Ura Antonivka ishte arteria kryesore e transportit në Kherson në bregun e majtë. Alexander Kots, një reporter për tabloidin pro-qeveritar rus Komsomolskaya Pravda, i përfshirë me forcat ruse në Kherson, tha se “për momentin nuk ka trupa ruse në anën tjetër”.
Një imazh që qarkulloi në mediat sociale të premten tregoi një flamur ukrainas në qendër të Kherson, megjithëse nuk ka asnjë të dhënë që ushtria ukrainase është ende në qytet.
Kots postoi një video në kanalin e tij Telegram duke qëndruar në urën Antonovsky, duke treguar të gjithë pjesën qendrore të urës të shkatërruar.
⚡️ Russian media showed a video of the destroyed Antonivskyi Bridge.
? Follow @Flash_news_ua pic.twitter.com/7zcWjVONl2
— FLASH (@Flash_news_ua) November 11, 2022
“Ura ka të ngjarë të jetë hedhur në erë gjatë tërheqjes së forcave ruse nga bregu i djathtë në të majtë”, ose nga bregu perëndimor në bregun lindor.
Disa imazhe të tjera në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu urën e shkatërruar.
Was the Kherson bridge blown up by the Ukrainians to stop Russian troops escaping or Russians to stop Ukrainians from chasing them and moving to the left bank too? https://t.co/Z6WIJuDFSs
— Tim Judah (@timjudah1) November 11, 2022
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha të martën se më shumë se 41 vendbanime në Ukrainën jugore janë çliruar pas vendimit të Rusisë për të kaluar në anën lindore të lumit Dnipro.
/abcnews.al

