SHBA: Nuk do t’i dërgojmë drone Ukrainës për të shmangur konfliktin me Rusinë

schedule08:19 - 10 Nëntor, 2022

schedule 08:19 - 10 Nëntor, 2022

SHBA ka deklaruar se nuk do t’i japë Ukrainës drone të avancuar për të shmangur një përshkallëzim me Rusinë, sipas një raporti të Wall Street Journal, shkruan The Guardian.

Kievi ka bërë thirrje për dërgimin e armëve për muaj të tërë. Vendimi i administratës Biden pasqyron vendosjen e kufirit për armët që Uashingtoni është i gatshëm të sigurojë për mbrojtjen e Ukrainës, vuri në dukje WSJ.

“Pentagoni e refuzoi kërkesën bazuar në shqetësimet se dërgimi i dronëve Grey Eagle MQ-1C mund të përshkallëzonte konfliktin dhe t’i sinjalizonte Moskës se SHBA po furnizonte me armë Ukrainën për të synuar pozicionet brenda Rusisë,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!