Këngëtarja Cher ka konfirmuar lidhjen e saj me producentin muzikor, Alexander Edwards teksa ndau një foto të të dashurit të saj së bashku me një emoji zemre. Krijuesja e hiteve, e cila është 76 vjeçe, zbuloi se ajo trajtohet si një mbretëreshë nga partneri i saj i ri.
Këngëtarja, e cila tashmë e ka prezantuar Aleksander me familjen e saj, nuk i intereson fakti se ai është 40 vjet më i ri se ajo, teksa ka thënë: “Dashuria nuk njeh matematikë”. Këngëtarja zbuloi se ata u takuan për herë të parë gjatë Javës së Modës në Paris muajin e kaluar.
Konfirmimi i këtij lajmi vjen pak ditë pasi këngëtarja e shumë hiteve u fotografua e kapur dorë për dore me producentin muzikor.
/abcnews.al