Merrnin makina me qira dhe transportonin emigrantë në Greqi, arrestohet shqiptarja dhe arabi

schedule17:08 - 3 Nëntor, 2022

schedule 17:08 - 3 Nëntor, 2022

Punonjësit e policisë së nëndrejtorisë së Sigurimit të Kalamatës kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të huaj, një shqiptare dhe një arab.

Dy shtetasit e huaj u arrestuan teksa po merrnin me qira një makinë nga një zyrë e makinave në Kalamata.

Siç rezultoi nga hetimet paraprake, shqiptarja kishte marrë makina me qira në rajone të ndryshme të vendit, mes tyre edhe në Kalamatë, në bashkëpunim me burrin me origjinë arabe.

Prej andej ata trafikonin emigrantë të paligjshëm në Greqi, më pas i kthenin mjetet e marra me qira dhe largoheshin në zona të ndryshme të territorit grek.

Tashmë janë konfirmuar 8 incidente në të gjithë vendin, shkruajnë mediet greke. 

Dy të arrestuarit janë nxjerrë para organeve hetimore të Kalamatës dhe akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale për trafik të paligjshëm njerëzish, falsifikim dhe përvetësim të produkteve me vlerë të lartë.

Sipas informacioneve , shqiptarja ka rrëfyer në polici përfshirjen e saj, ndërsa burri me origjinë arabe mohon të gjitha akuzat me të cilat përballet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!