Këngëtarja, Cher duket se ka gjetur dashurinë me producentin muzikor, Alexander Edwards. Të kapur për dore, këngëtarja 76-vjeçare dhe producenti 36-vjeçar janë parë duke ecur nëpër rrugët e Kalifornisë pasi më parë shijuan një darkë me mikun e tyre të përbashkët, Tyga.
Sipas asaj që shkruan Daily Mail, imazhi flet vetë, pasi Cher dhe producenti, megjithë shkrepjet e paparacëve, vazhduan të shtrëngonin duart e njëri-tjetrit. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar lidhjen e tyre deri më tani.
Kush është Alexander Edwards?
Alexander është producent muzikor i Universal Music Group dhe një vit më parë pushtoi mediat me jetën e tij personale. Emri i tij u komentua shumë pas akuzave të ish-it, Amber Rose, e cila është modele dhe themeluese e organizatës Slutwalk (e cila mbron viktimat e përdhunimit dhe abuzimit).
Edwards u akuzua se e kishte tradhtuar me të paktën 12 femra të ndryshme. Rose tregoi se ai e kishte trajtuar keq ndërsa fliste për abuzim mendor dhe mosrespektim. Siç tha ajo, jo vetëm që e ka tradhtuar por nuk e ka respektuar për asnjë moment, as atë dhe as fëmijën që kanë bërë bashkë.