Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen nr.4 në Sarandë.
Abc mëson se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Mikel Steriopulli.
Bombola e gazit ndodhej në ballkonin e banesës dhe ka qenë duke punuar në momentin që ka plasur.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Arritja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e zjarrit./Abcnews.al/