Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Sarandë/ Dyshohet për vrasës me pagesë, merren në pyetje rreth 20 persona

schedule08:05 - 21 Shtator, 2026

schedule 08:05 - 21 Shtator, 2026

Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua 44-vjeçari Artan Myrtaj në Sarandë, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona që ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës, ku janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gezim Hajdaraj.

Deri tani nuk ka një pistë të konfirmuar për motivin e vrasjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!