Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi të premten se do të ishte një fatkeqësi për gjithë botën nëse Rusia do të arrinte të triumfonte në Ukrainë.
Si theksoi se NATO dhe SHBA-të do të vazhdojnë të dërgojnë ndihma ushtarake dhe financiare në Ukrainë, për të mbështetur ushtrinë vendase përballë agresionit rus.
Ndër të tjera, duke komentuar situatën në Ukrainë, Stoltenberg, në një intervistë ekskluzive për gazetën amerikane Politiko, theksoi se sukseset e Kievit në fushën e betejës nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e NATO-s.
/Abcnews.al/