“T’i lyej gishtat me mjaltë dhe t’i lëpij një nga një”, pedofili “i fiksuar” pas këmbëve bie në kurthin e “Piranjave”

schedule21:36 - 23 Tetor, 2022

schedule 21:36 - 23 Tetor, 2022

“Piranjat” kanë “kafshuar” sërish këtë javë. Pas rasteve të shumta të pedofilisë që janë denoncuar dhe bërë publike në emision, rasti i prezantuar sonte ishte disi ndryshe nga ajo çfarë kemi parë zakonisht.
Një qytetare denoncoi në emision një pedofil që ngacmonte vazhdimisht vajzën e saj në Instagram. Zonja, e cila jeton jashtë shtetit, tregoi se një burrë rreth të 50-ave dhe që jeton në qytetin e Prizrenit, i shkruante vajzës së saj 16-vjeçare mesazhe shqetësuese.
Këtu fillon aksioni i “Piranjave”, që si gjithmonë filluan të verifikonin nëse ishte një nga rastet e shumta të personave të tillë që përndjekin të mitur në rrjetet sociale.
“Piranjat” i kërkuan nënës së vajzës t’u jepte akses në profilin e të miturës, duke u hequr sikur të ishin ajo dhe duke ia bërë të qartë se kishte të bënte me një vajzë nën moshën 18-vjeçare.
Megjithatë, burri i quajtur Avni nuk tërhiqet pas. Ai kërkon menjëherë të ketë kontakt me vajzën 16-vjeçare e madje jep edhe numrin e celularit.
Nga Instagrami, biseda zhvendoset në Whatsapp. 50-vjeçari nuk e merr parasysh moshën dhe e bën të qartë se ajo çfarë kërkon nga e mitura, është marrëdhënia seksuale, duke kërkuar me ngulm që të takohet me të.

Edhe pse merr një përgjigje të qartë refuzuese disa herë, Avniu nuk bën pas, madje perversiteti i tij bëhet edhe më i dukshëm, kur fillon të dërgojë foto dhe video të tij me përmbajtje të papërshtatshme dhe të flasë me një gjuhë të turpshme.
Dhe teksa biseda vazhdon për ditë me radhë, gradualisht vihet re një “pasion” i fshehtë i tij: këmbët.
Në gjuhën shkencore kjo njihet si pedofili, ose dëshira për të lëpirë këmbët, që është një tërheqje seksuale e cila demonstrohet me lëpirje të gishtave, shputës apo thembrës.
Për t’u njohur me pedofilin e fëmijëve, “Piranjat” ushëtojnë drejt qytetit të Prizrenit.
Aty “Piranjat” prenotojnë hotelin, duke i shkruajtur 50-vjeçarit që të shkojë atje, por ajo që ai nuk di është se drejt vendit të takimit do të shoqërohet nga “kushërira” e 16-vjeçares, e cila është “piranja” më e re, Daniela. Në hotel, do të jetë duke pritur gazetarja e “Piranjave”, Aida Topalli, e cila për t’u hequr si 16-vjeçarja duhet të qëndrojë në shtrat.
Avniu nuk vonon të mbërrijë dhe fillimisht takohet me “kushërirën” e të miturës, e cila e çon në hotel. Pa e ditur se në dhomë e priste një “piranjë” Avniu futet dhe pa humbur fillon të ushtrojë fetishin e tij, duke lëpirë këmbën e asaj që ai mendon se është 16-vjeçarja.
Sapo zbulon që kishte rënë në kurth, Avniu tenton të largohet, por tashmë çdo gjë është e filmuar dhe e provuar.